Propozohet samit i posaçëm i liderëve të BE-së për situatën në Mesdheun Lindor

08:22 | 18 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka propozuar një samit të posaçëm të liderëve për të diskutuar situatën në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Krerët e vendeve dhe qeverive të Bashkimit Evropian (BE) të mërkurën do të zhvillojnë një video-konferencë të jashtëzakonshme për të diskutuar reagimin e bllokut për zhvillimet e fundit në Bjellorusi.

Sipas kreut të Këshillit Evropian, takimi i liderëve i të mërkurës do t’i kushtohet ekskluzivisht Bjellorusisë.

Në të njëjtën kohë, gjatë një konference të liderëve në fund të muajit shtator, në letrën zyrtare të ftesës për samitin në internet Michel sugjeroi “të mundësohet kohë për përgatitje të plotë dhe kthim të temës” në Mesdheun Lindor.

Të premten, kryediplomatët e vendeve të BE-së zhvilluan diskutime mbi këtë temë, si dhe për tensionin midis Turqisë dhe Greqisë në lidhje me të drejtat e ndarjeve territoriale në Mesdheun Lindor.

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit të tyre të premten, kryediplomatët e BE-së riafirmuan solidaritetin e bllokut me Greqinë dhe administratën greke qipriote, si dhe theksuan se “përkeqësimi serioz në marrëdhëniet me Turqinë po sjell pasoja strategjike të gjera për të gjithë BE-në, përtej Mesdheut Lindor”.

“De-eskalimi i menjëhershëm nga Turqia u konsiderua thelbësor”, u tha në deklaratë.

Më 10 gusht, Turqia njoftoi se anija e saj e shpimit Oruç Reis do të rifillojë kërkimet e energjisë në Mesdheun Lindor.

Vendimi i Turqisë erdhi pas një marrëveshjeje të diskutueshme për delimitimin, e nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit, që ngacmoi gjestin e mëparshëm të vullnetit të mirë të Turqisë për të prolonguar kërkimet e energjisë në rajon.

Anija do të vazhdojë punën e saj në Mesdheun Lindor së bashku me anijet Cengiz Han dhe Ataman deri më 23 gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme