Google ADS

Njihuni me parashikimin e motit për sot në Shqipëri

08:21 | 18 Gusht 2020
Arbresh.info

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme