Google ADS

Havolli: Vetëm në korrik, 200 infermierë të prekur nga COVID-19 në Kosovë – 200 të tjerë në izolim

23:57 | 17 Gusht 2020
L G

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli thotë se që nga muaji mars nuk ka pushuar asnjë ditë të vetme për shkak të situatës me pandeminë.

Fitim Havolli thotë për RTV Dukagjinin se në këta tre muajt e fundit janë prekur me coronavirus rreth 1,000 personel shëndetësorë si infermierë, mami e laborantë.

“Vetëm në muajin korrik i kemi 200 infermierë të prekur me coronavirus ndërsa 200 tjerë janë raste kontakti që ndodhet po ashtu në izolim e që i bie se jemi 400 infermierë në minus”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Havolli thotë se për shkak se infermierët janë në vijë të parë të frontit ndaj COVID-19, po i rrezikojnë edhe familjarët me infektim.

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës thotë se deri në ardhjen në tavolinë të Ligjit të pagave infermierët duhet të stimulohen me pagesë për orët e kujdestarisë.

“Të stimulohen me pagesa nga 18 euro në 36 euro pasi nuk e rëndon as buxhetin e shtetit”.

Havolli thotë se nëse infermierët nuk stimulohen ata do të demoralizohen në punë dhe mund të infektohen shumë më lehtë duke lënë keq edhe sistemin shëndetësorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme