Imeraj: Manastiri i Deçanit është ambasadë e Serbisë edhe e Rusisë në Kosovë

22:29 | 17 Gusht 2020
L G

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj ka kërkuar nga Hoti të ketë kujdes që rruga Deçan-Plavë të mos hidhet në tavolinën e bisedimeve.

Imeraj ka thënë se Hoti nuk duhet ta vendos në tavolinën e bisedimeve me Vuçiqin temën e Manastirit të Deçanit.

“Nëse vepron ndryshe ai do ta shkelë shumë rëndë jo vetëm Deçanin por tërë Kosovën. Kjo çështje nuk zgjidhet në Bruksel pasi është çështje e Kosovës…Nëse Hoti e vendos këtë temë në tavolinë, e ka lojën e humbur me Vuçiqin në këtë zonë”, tha ai në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit thotë se është pothuajse e pamundur të largohet KFOR-i nga Manastiri i Deçanit pasi sipas tij ajo luan rolin e ambasadës.

“Manastiri i Deçanit është jo vetëm ambasadë e Serbisë por edhe e Rusisë”.

Imeraj thotë se në afërsi të manastirit janë gjurmët historike të prejardhjes së tij që është i shqiptarëve.

“Manastiri prandaj nuk lejon jo vetëm rrugën por as gërmimet arkeologjike që ndodhen  në afërsi të tij”, tha ndër të tjera Shkodran Imeraj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme