Në një intervistë për TV Sitel, kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi deklaroi se do ta thërret vazhdimin e seancës konstituive pasi që ta ketë vërtetuar se janë zgjidhur dy çështje – zgjedhja e të parit të Kuvendit dhe Komisioni i Zgjedhjeve dhe i Emërimeve.
Ai shprehet se nuk ka qëllim dhe nuk është pengesë e institucionit që e ka udhëhequr, dhe se i ndjek procedurat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me mundësinë e një kryeministri me rotacion ose kryetari të kuvendit, Xhaferi u shpreh se kjo është çështje e marrëveshjes politike ndërmjet partive që bëjnë shumicën.
Në lidhje me Rregulloren e Kuvendit, Xhaferi theksoi se dispozitat duhet të precizohen se kur është konstituuar Kuvendi, dhe se kjo duhet bërë në dy rrugë, ose nëpërmjet Kushtetutës – si procedurë më e vështirë, ose nëpërmjet Rregullores, që të mos ketë keqkuptime.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...