Nga e hëna (sot) deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë vranësira dhe kushte për reshje të shiut të përcjella me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, raporton arbresh.info.
Sipas IHMK-së, kjo javë në Kosovë do të përcillet me mot të ndryshueshëm, por me intervala të gjata me diell.
“Nga e hëna deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë vranësira dhe kushte për reshje të shiut të përcjella me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, më pak në Dukagjin, ndërsa reshjet e intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 25-31 gradë Celsius./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi