“Unë thashë ‘A është kjo për shkak të SHBA-ve?’… Ai më tha ‘Jo, kjo është për shkak jush. Ju jeni i vetmi që ai do të dëgjojë’. Nuk më pëlqen ta them këtë publikisht, por ndodh në të vërtetë. Unë shoqërohem me të dhe ai dëgjon”, tha Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se liderët botërorë kanë kërkuar ndihmën me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, sepse siç pretendon ai, lideri turk do ta dëgjojë vetëm atë.
“Krerë të shteteve, javën e kaluar, më thirrën… ‘mund ta thirrni Erdoğan-in’ “, tha Trump gjatë një interviste me Fox News, duke iu referuar liderëve botërorë të cilët nuk i emëroi.
Trump tha se ai pyeti liderët, të cilët nuk i emëroi, pse duhet të jetë ai që duhet të flasë me presidentin turk, për të cilën Trump tha se ata iu përgjigjën, “Ju jeni i vetmi që ai do të dëgjojë. Ai neve nuk na dëgjon. Ju jeni i vetmi”.
“Unë thashë ‘A është kjo për shkak të SHBA-ve?’… Ai më tha ‘Jo, kjo është për shkak jush. Ju jeni i vetmi që ai do të dëgjojë’. Nuk më pëlqen ta them këtë publikisht, por ndodh në të vërtetë. Unë shoqërohem me të dhe ai dëgjon”, tha Trump.
Mbetet e paqartë se për cilin lider apo për cilët liderë Trump foli gjatë intervistës, por komenti vjen mes tensioneve të ngritura në Mesdheun Lindor që përfshin disa aleatë të SHBA-ve, përfshirë Turqinë, Greqinë, Francën dhe Egjiptin.
Dje, Shtëpia e Bardhë tha se Trump realizoi një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe tha se liderët e dy vendeve “u pajtuan se Greqia dhe Turqia duhet të angazhohen për dialog, që është e vetmja rrugë për të zgjidhur dallimet e tyre”.
Trump tha se ai po “merret me shahistë të klasit botëror” në këto dialogje me drejtuesit botërorë, duke veçuar presidentin Erdoğan midis liderëve kombëtar.
Tensionet në rajon janë rritur pas paktit të ri të diskutueshëm detar mes Greqisë dhe Egjiptit. Burime greke të mbrojtjes të enjten njoftuan stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdheun Lindor së bashku me Francën.
Stërvitja, e cila përfshin dy avionë luftarakë Rafale, u krye në ishullin grek të Kretës pasi Franca të mërkurën njoftoi se do të rrit praninë ushtarake në rajon.
Të shtunën u njoftua se një marrëveshje e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes e vitit 2017 midis Qipros Jugore dhe Francës ka hyrë në fuqi më 1 gusht.
Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, kritikoi stërvitjet e përbashkëta dhe marrëveshjen, duke theksuar se ato janë “të papranueshme në çdo rrethanë”.
“Është thelbësore që Franca të mos kërkojë aventura në çështjet që kanë të bëjnë me Qipron dhe të veprojë shumë më me përgjegjësi”, tha Oktay./AA/
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër