Thomas Tuchel ka zbuluar gjendjen e Kylian Mbappe para ndeshjes kundër Leipzig.
Paris Saint Germain do të ketë përballje të rëndësishme kundër Leipzig, skuadër me të cilën takohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Para kësaj ndeshje, Thomas Tuchel ka folur për situatën brenda skuadrës, duke zbuluar edhe formën e Kylian Mbappe.
Sipas fjalëve të trajnerit gjerman, Mbappe do të jetë i gatshëm që të startojë kundër Leipzig.
“Ai luajti 30 minuta kundër Atalanta dhe nuk kishte probleme me kyçin”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.
“Kështu që ai do të stërvitet dhe nëse do të ketë mundësi për të, ai do të startojë, por të shohim nëse mund të luajë 90 minuta”, ka shtuar gjermani.
Mbappe ishte nga më meritorët për përmbysjen e PSG ndaj Atalanta, pasi i ndryshoi ritmin lojës.
Mbetet të shihet nëse francezi kompleton dot 90 minuta ndaj Leipzig.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...