Rezulton pozitiv me koronavirus kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri

16:00 | 17 Gusht 2020
V. S.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Tahiri e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Qytetarë të dashur të Vushtrrisë Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me Covid 19. Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë. Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve. Ju lutem bëni kujdes, zbatoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!” – ka shkruar Tahiri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme