Google ADS

152 persona shërohen nga COVID-19, 129 infektohen

15:23 | 17 Gusht 2020
V. S.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 129 të reja me COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve është 152.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 120 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në raport./arbresh.info/

Fotografia e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme