Google ADS

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhuron gjak

13:41 | 17 Gusht 2020
V. S.

Sot në Drejtorinë e Pergjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës përfundoi aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut.

Ky akson ishte i organizuar nga SHKK dhe Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, në të cilin vullnetarisht dhuruan gjak, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Nehat Thaçi, zyrtarë të lartë, oficerë dhe shërbyes civilë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, dhe është i gatshëm për aksione të tilla edhe në të ardhmen, çdo herë kur qytetarët kanë nevojë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar.

Kurse, aksionet e dhurimit të gjakut u bën në qendrat korrektuese, ato të paraburgimit dhe në Drejtorinë e Përgjithshmë të SHKK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme