Google ADS

Barcelona në krizë, Juventus-i synon Suarez-in dhe Griezmann-in

13:49 | 17 Gusht 2020
Arbresh Info

Juventus është i lidhur me transferimin e dyshës së Barcelonës, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez, të cilët janë të lidhur me largimin.

Sipas Corriere dello Sport, “Bianconerët” shpresojnë të gjejnë zgjidhje për Gonzalo Higuain, duke u liruar nga pagesat e tij, pastaj do investojnë në afatin veror, transmeton portali arbresh.info.

Drejtori sportiv Fabio Paratici, është duke u munduar ta shesë argjentinasin dhe pastaj të provojë transferimin e Suarez-it dhe të bëjë një ofertë për francezin Griezmann.

Raportimet e Mundo Deportivo, kanë zbuluar se Barcelona dëshiron të rindërtojë skuadrën dhe të dy yjet janë në shitje.

Juventus-i që disa javë është në kërkim të qendërsulmuesve me Arek Milik, Alexandre Lacazette dhe Raul Jimenez në listë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme