Google ADS

Nuk është vetëm City, këto janë tri destinacionet e tjera për Lionel Messi-n

09:41 | 17 Gusht 2020
Arbresh Info

Raportimet e fundit kanë zbuluar që ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka kërkuar largimin nga “Camp Nou”.

Humbja e thellë nga gjiganti gjerman Bayern Munich, ka bërë që argjentinasi të humbasë durimin dhe ka kërkuar largimin, transmeton portali arbresh.info.

Ky lajm i ka gëzuar top klubet evropiane, të cilat synojnë transferimin e 33-vjeçarit.

Këto janë katër destinacionet e mundshme për lojtarin:

Manchester City

Manchester City shihet si favoriti kryesor shkaku i ribashkimit me Pep Guardiolën, ndërsa thuhet se gjiganti anglez tashmë ka nisur të mundohet të realizojë transferimin.

PSG

Në garë për Messi-n pritet të jetë edhe PSG-ja, e cila mund t’i ofrojë ribashkimin me Neymar-in dhe të luajë pranë Kylian Mbappe-s.

Një treshe si Mbappe, Neymar dhe Messi mund të bëjë që gjithçka të ndryshohet dhe klubi francez të jetë më i miri në botë.

Juventus

Ende ekziston mundësia që Messi të luajë pranë Cristiano Ronaldo-s, transferim i cili do ‘çmendte’ të gjithë tifozët.

Nëse argjentinasi është në shitje, është normale që gjiganti italian të provojë ta realizojë transferimin.

Inter Milan

Raportimet e fundit kanë zbuluar se Inter-i që nga vera është duke ëndërruar transferimin e argjentinasit, i cili do ta rikthente rivalitetin me portugezin dhe do përforconte “Neurazurët”.

Inter-i shpreson që të jetë kandidatë për Seria A dhe Ligën e Kampionëve dhe mënyra më e mirë për gjigantin italian është transferimi i gjashtë herë Topit të Artë./arbresh.info.

 

Të ngjashme