Puna në pikën kufitarë të Kakavijës vijon normalisht. Gazetari Juxhin Mustafaraj, i cili po ndjek situatën në Kakavijë raporton se radha e automjeteve është reduktuar.
Ndërkaq, pas komunikimit të palës shqiptare me atë greke puna në pikën Kufitare do të vijojë edhe pas orës 22:00.
Që nga mëngjesi i sotëm në pikën Kufitare të Kakavijës kanë kaluar mbi 2500 persona. Fillimisht ka pasur një numër të përcaktuar prej 750 shtetasish që duhet të kalonin, por pas diskutimeve të palës greke dhe asaj shqiptare për shkak të situatës, të gjithë qytetarët që ishin në radhë duhet të kalonin dhe më pas të nisë aplikimi i regjimit të ri.
Aktualisht radha e automjeteve është rreth 800 metër, ndërsa postblloqet e policisë janë të shumta, të cilët informojnë qytetarët lidhur me vendimet fundit të qeverisë greke, ku do të aplikojë një regjim të ri për të gjithë shtetasit që do të hyjnë në territorin e saj.
Nga dita e nesërme çdo shtetas që futet në tokën greke duhet të ketë rezultuar negativ në testin për Covid-19. Testin e kryer gjatë 72 orëve të fundit qytetarët do të duhet ta dorëzojnë në pikat Kufitare, të përkthyer në gjuhën angleze.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...