Italia vendos për mbylljen e klubeve të natës

19:46 | 16 Gusht 2020
Arbresh.info

Italia ka bërë të ditur se klubet e natës dhe sallat e vallëzimit do të mbyllen në të gjithë vendin.

Mbajtja e maskës gjithashtu do të jetë e detyrueshme, nga ora 18:00 deri në ora 06:00, në vendet publike ku distancimi fizik është i pamundur.

Arbresh.info raporton se këto masa do të futen në fuqi që nga 7 shtatori.

Kjo vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve në Itali, ku më shumë se 600 raste të reja u shënuan të shtunën, shkruan BBC./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme