Borussia Dortmund-i rivalizon dy klubet evropiane për Allan

19:22 | 16 Gusht 2020
Arbresh Info

Borussia Dortmund-i është bashkuar garës me Atletico Madrid-in dhe Everton-in për transferimin e mesfushorit të Napoli-t, Allan, por nuk janë të gatshëm të ofrojnë shumë.

Sipas Sky Sport Italia, gjermanët janë kandidatët e fundit që kanë treguar interesim për brazilianin, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, nuk do ofrojnë më shumë se 25 milionë euro plus bonuset.

Kjo ofertë është e ulët në krahasim me çmimin e kërkuar prej 40 milionë euro, derisa thuhet se Everton dhe Atletico Madrid janë të gatshëm të japin 38 milionë euro.

Everton më herët ishte favorit, por Atletico tani prinë shkaku i pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme