Google ADS

Tri klubet e mëdha në garë për Ivan Perisic-in

14:26 | 16 Gusht 2020
Arbresh Info

Bayern Munich është duke negociuar me Inter-in për blerjen e Ivan Perisic, por Tottenham-i dhe Leeds United gjithashtu janë të interesuara.

Perisic është një ndër lojtarët kryesorë që i kanë ndihmuar Bayern-it të kualifikohet në gjysmëfinale dhe ka shënuar ndaj Chelsea-s dhe Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

Kroati e kaloi sezonin huazim te gjiganti gjerman duke i kushtuar pesë milionë euro me opsion për blerje për 20 milionë euro.

Afati i blerjes ka kaluar dhe dy klubet janë duke negociuar për kompletimin e transferimit për 10-15 milionë euro.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja, lojtari kërkohet në Premierë Ligë nga Tottenham-i dhe Leeds United-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme