Kryeprokurori Lumezi ngushëllon familjen e prokurorit Esat Ademi

14:10 | 16 Gusht 2020
L G

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka ngushëlluar familjen e prokurorit Esat Ademi, i cili ndërroi jetë sot pas përballjes së tij me koronavirus.

Në telegram ngushëllimin e kryeprokurorit Lumezi, thuhet se prokurori Ademi ishte shembulli i një njeriu të urtë dhe të ndershëm, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi.Më lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e prokurorit Ademi”, thuhet në telegram ngushëllimin e kryeprokurorit drejtuar familjes Ademi. /arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme