Google ADS

KPK ngushëllon familjen e prokurorit Esat Ademi

13:50 | 16 Gusht 2020
L G

Kreu i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së prokurorit Esat Ademi me rastin e vdekjes së tij.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi, ka ndërruar jetë sot pas përballjes së tij me Covid-19.

Në telegram ngushëllimin e kreut të KPK-së, thuhet se vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për tërë sistemin prokurorial dhe përgjithësisht për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin sot për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Prokurorit të Shtetit, z.Esat Ademi. Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen Tuaj, por edhe për tërë sistemin prokurorial dhe përgjithësisht për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimin e dërguar familjes Ademi./arbresh.info/

Telegram ngushëllimi:

E nderuar familje Ademi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin sot për vdekjen e familjarit tuaj dhe kolegut tonë të nderuar, Prokurorit të Shtetit, z.Esat Ademi. Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen Tuaj, por edhe për tërë sistemin prokurorial dhe përgjithësisht për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, më lejoni që në emrin timin personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella Juve për humbjen e zotëri Esat Ademi dhe njëkohësisht edhe kolegëve, miqve dhe të afërmve të tij.

Prokurori Esat Ademi ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë e njeriut të ndershëm, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij.

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë!

Të ngjashme