Ylli i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se nuk do largohet duke theksuar se dëshiron të mbrojtë titullin e Premierë Ligës.
Shaqiri gjatë dy viteve me “Reds” arriti të fitojë Premierë Ligën dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa edicionin e kaluar nuk arriti të luajë shumë shkaku i lëndimeve, transmeton portali arbresh.info.
Shqiptari ka thënë se skuadra angleze dëshiron të fitojë edhe shumë trofe dhe ndër to është Premierë Liga.
“Të gjithë janë të emocionuar të luajnë përsëri dhe të mbrojnë titullin e sezonit të kaluar. Kemi kapacitetin, kemi skuadrën e cila është e uritur dhe dëshiron të fitojë trofe të shumtë”.
“Fitimi i titullit pas 30 viteve ishte e pabesueshme për tifozët dhe për ne gjithashtu. Jemi të emocionuar dhe gjithmonë duam të fitojë çdo ndeshje, por mendoj se do jetë e vështirë”, deklaroi ai për faqen zyrtare të Liverpool-it.
Ndërsa, për sa i përket anës individuale, Shaqiri tha se është i zemëruar ngase i kaloi edicioni i lënduar.
“Gjithmonë nëse je i lënduar ose nuk luan, atëherë je i zemëruar. Por, jam duke shikuar përpara për sezonin dhe do provojë të ndihmojë gjatë gjithë kohës, andaj do kem shansin të luaj”.
“Do jap më të mirën që të fitojmë ndeshje, tituj dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, përfundoi ai.
Shaqiri edicionin që lamë pas bëri 11 paraqitje duke shënuar një gol ndaj Everton-it./arbresh.info.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...