Agjenti i Jan Vertonghen-it, Tom de Mul ka konfirmuar se klienti i tij ishte në bisedime me tre gjigantë italian, por zgjodhi Benfica-n sepse i ofruan kontratë trevjeçare.
Ish mbrojtësi i Tottenham-it u largua gjatë verës si agjent i lirë dhe për disa muaj ishte i lidhur me kaliin në Seria A.
Mirëpo, në fund zgjodhi gjigantin portugez, ndërsa agjenti ka konfirmuar se u transferua shkaku i kontratës.
“Benfica nuk ishte opsioni i parë në fillim të procesit. Kishte klube të tjera të interesuara, por Benfica punoi mirë dhe i dëshmoi se ishte prioritet”.
“Ofruan kontratë trevjeçare. Kishte klubet të tjera italiane si Roma, Inter dhe mbi të gjitha Napoli”.
“Sidoqoftë, kontratë trevjeçare ishte shumë e rëndësishme për Jan, se bashku me mundësinë të fitojë trofe, të luaj në Ligën e Kampionëve ose se paku në Evropa Ligë”, deklaroi ai.
Belgu edicionin 2019/20 bëri 23 paraqitje duke shënuar një gol dhe bërë një asistim në Premierë Ligë./arbresh.info.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve