Mërgim Vojvoda mund të bëjë hapin e madh në ditët në vijim.
Mediat italiane raportojnë prej disa ditësh se mbrojtësi i djathtë i Kosovës dhe Standard Liegut të Belgjikës është pranë kalimit tek çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve, Atalanta.
Vojvoda ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë rreth kalimit te klubi nga Bergamo.
“Drejtuesit e klubit kanë ardhur dy tri herë në Belgjikë për mua. Unë kam arritur marrëveshje me ta dhe tani pritet që edhe klubet të arrijnë marrëveshje mes vete”, deklaroi Vojvoda për “GazetaOlle”
Mërgim Vojvoda, një prej futbollistëve më të mirë të Kosovës
Ai tregon edhe ditën finale kur do të vendoset nëse do të bëhet pjesë e Atalantas.
“Të hënën dihet gjithçka, pasi në këtë ditë është takimi final i klubeve”, shtoi 25-vjeçari.
Nëse Atalanta nuk përmbushë kërkesat e Standard Liege, Mërgimi ka edhe opsionet tjera.
“Janë edhe tri klube tjera të interesuara për mua, por deri më tani Atalanta është treguar më konkrete”, theksoi drenicasi.
Vojvoda vitin e kaluar iu bashkua Standardit nga Excel Mouscron.
Me kampionët e shumëfishtë të Belgjikës shkëlqeu duke qenë ndër më të dalluarit në fushë.
Me paraqitjet dhe maksimumin e dhënë në secilën ndeshje të Kosovës, Mërgimi është bërë idhull edhe i Dardanëve.
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...