Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë edhe këtë vit traditën e mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet dy qeverive, ku edhe do të nënshkruhen marrëveshje të reja, e do të diskutohet për avancimin e zbatimit të marrëveshje të kaluara.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë për Ekonomia Online, se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive pritet të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator.
Ajo ka thënë se në këtë mbledhje do të nënshkruhet tri marrëveshje të “mëdha”.
“Ne kemi filluar me takime të cilat do ta organizojnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy Qeverive, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit”.
“Javën e kaluar kam pasur takim me këshillin organizativë jemi në punë e sipër për tu koordinuar mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës”.
“Janë tri marrëveshje më të mëdha do ti quaja, e para është Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën”, ka thënë ajo .
Balaj-Halimaj ka folur edhe për marrëveshjet e nënshkruar vite më parë, si dhe zbatimin e tyre. Ajo ka thënë se ka pajtueshmëri mes dy palëve që të shtyhen përpara marrëveshjet e arritura, e të cilat kanë ngecur në zbatim.
Sipas saj, në takimin e ardhshëm do të ketë edhe plotësim të disa marrëveshjeve të kaluara.
Kosova dhe Shqipëria kishin filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014.
Kjo mbledhje ishte mbajtur në qytetin e Prizrenit, dhe dy kryeministrat në atë kohë Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës dhe Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, e kishin cilësuar historike këtë mbledhje.
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion