Mbajmë premtimet tona. Komisioni Evropian ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e rreth 400 milionë dozave për vaksinën e ardhshme të koronavirusit – ka shkruar në Twitter Ursula von Der Leyen, presidente e komisionit të BE.
Ndërkohë, vendet e Evropës vazhdojnë të marrin masa shtesë në linjë me rritjen e infektimeve në kontinent. Gjermania ka shënuar një rekord të ri rastesh me 1449 në 24 orët e fundit. Sipas Robert Koch, ky është numri më i lartë i infektimeve që nga 1 maji me një faktor infektimesh të përditshme R0 prej 0.91 ndërkohë që niveli mestar i infektimeve në shtatë ditë është ngjitur mbi pragun 1,06.
Kjo tendencë, sipas institutit është alarmante dhe një përkeqësim i mëtejshëm i situatës duhet evituar. Berlini ndërkohë ka përfshirë Spanjën mes vendeve me rrezik për koronavirusin duke përjashtuar Ishujt Kanarie, për shkak të rritjes së numrit të rasteve atje. Vendimi bën që kush kthehet nga pushimet në Spanjë duhet ti nënshtrohet testit dhe të qëndrojë në karantinë deri në daljen e rezultatit.
Vetë Spanja ka raportuar një rritje me 2987 raste të reja në 24 orë dhe 12 viktima. Qeveria ka vendosur ndalimin e pirjes së duhanit në rrugë nëse nuk mund të respektohet distanca prej 2 metrash. Masa ishte marrë më herët në Galizi dhe tani është shtrirë në të gjithë vendin. Po ashtu janë mbyllur diskotekat dhe nuk lejohet grumbillimi i më shumë se 10 personave në një vend.
Parisi dhe Marseja në Francë janë shpallur zona në rrezik dhe ndalohen tani atje tubimet e më shumë se 10 personave. Maska, që ka qenë e detyrueshme në disa zona të Parisit tani duhet mbajtur kudo. Në Greqi po ashtu janë marrë masa të reja kufizuese përballë shtimit të rasteve dhe kryeministri Mitsotaqis i ka bërë apel të rinjve që të respektojnë masat mbrojtëse./tch/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi