Vëmendjen më të madhe në kujdesin e lëkurës e merr zakonisht fytyra, por ndonjëherë po aq problematike mund të jenë aknet në trup, kryesisht në shpinë, supe dhe kraharor.
Përpara se t’i drejtoheni një dermatologu, pasi dhe mendimi i mjekut është i domosdoshëm, provoni si fillim këto metoda në kushte shtëpie:
1.Tea Tree Oil
Efektet nuk janë të menjëhershme, por vaji “Tea Tree” është një nga mënyrat më të famshme të trajtimit në shtëpi për të gjitha llojet e akneve. Mund të merrni vajin ose produkte që e përmbajnë atë.
6.Bëni dush direkt pas palestrës/stërvitjes
Bakteret përgjegjëse për shkaktimin e akneve lulëzojnë në një lëkurë të djersitur. Është e rëndësishme të hiqni rrobat e palestrës dhe të bëni dush sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nënkupton se nuk ka kohë për të parë Instagramin apo për të pushuar. Evitoni dushin me ujë shumë të nxehtë.
7.Mos i ngacmoni
Nëse i ngacmoni aknet e trupit (edhe të fytyrës), vetëm sa po e përkeqësoni situatën dhe po vështirësoni efektin e produkteve që po përdorni
8.Pastroni çdo ditë telefonin
Telefoni juaj celular ka më shumë baktere sesa mendoni. E prekni atë gjatë gjithë kohës dhe më pak prekni duart, supet apo shpinën me to. Rezultati: më shumë baktere në lëkurën tuaj./lapsi/
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...