Google ADS

Plagosje me armë në Vlorë

22:25 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Të shtëna me armë janë regjistruar në Vlorë mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori”. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por në vendin e ngjarjes janë gjendur gëzhoja dhe një thikë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një person nga mbetur i plagosur dhe është nisur drejt spitalit. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka rrethuar territorin dhe po heton mbi zbardhjen e ngjarjes.

Po punohet për identifikimin e autorëve dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme