Në rajonin Jarabulus të Sirisë në kufi me Turqinë ka humbur jetën 1 civil ndërsa janë plagosur 6 të tjerë si pasojë e një sulmi terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qendrën e Jarabulusit që ndodhet në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, shpërtheu një bombë e vendosur në një motoçikletë në një zonë mes ndërtesës së këshillit lokal dhe spitalit të Jarabulusit.
Si pasojë e sulmit terrorist humbi jetën një civil dhe u plagosën 6 të tjerë.
Forcat lokale të sigurisë që ndodhen për inspektim në vendin e ngjarjes janë përqendruar mbi mundësinë se sulmi mund të jetë organizuar nga organizata terroriste YPG/PKK.
Organizata terroriste YPG/PKK e cila vazhdon okupimin e saj në rajonet Tel Rifat dhe Munbixh, shpeshherë kryen sulme terroriste duke vendosur në objektiv rajonet Bab, Jarabulus dhe Afrin.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation