Presidenti amerikan qysh kur kishte fituar zgjedhjet premtoi se nuk do të marrë asnjë cent nga rroga e tij.
Donald Trump ka mbajtur fjalën e tij, shkruan portali arbresh.info.
Ai ka njoftuar se paga prej 400 mijë dollarëve do të dhurohet për kauza të ndryshme.
Trump 100 mijë prej tyre ia ka dhuruar Shërbimit Kombëtar të Parqeve për të ndihmuar në riparimin dhe restaurimin e monumenteve kombëtare.
“Ju kam premtuar se nuk do të merrja asnjë cent nga paga si Presidenti juaj. I dhuroj tërë 400,000 dollarët! Është nderi im të jap 100,000 dollarë për Shërbimin Kombëtar të Parqeve për të ndihmuar në riparimin dhe rikthimin e monumenteve tona madhështore kombëtare. Aq të rëndësishme për historinë amerikane! Faleminderit!” shkruan Trump.
Praktikën e dhurimit të pagës së Presidentit, e kishte bërë në Kosovë, Behgjet Pacolli kur u zgjodh në këtë pozitë.
Kujtojmë se në vitin 2011 presidenti i atëhershëm Behgjet Pacolli rrogën e tij ia kishte dhuruar dhjetë familjeve kosovare.
Rroga e presidentit të Kosovës është rreth 3000 euro./arbresh.info/
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...