Në vijim është përmirësimi i kushteve në Klinikën universitare për kirurgji, nofull dhe qafë – kirurgji maksilofaciale. Përmes donacionit nga Ambasada e SHBA-së, në vlerë prej 350 mijë euro ku do të revonohet gjithë objekti, me sipërfaqe të tërësishme prej 1500 m2, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Projekti, siç potencohet, realizohet në tre faza, sipas rregulloreve të marrëveshjeve amerikane, në bazë të kërkesave të komandës për inxhinieri të flotës dhe kapaciteteve detare të SHBA-së.
Me dislokimin e pajisjes së vjetër dhe inventarit, Klinika u furnizua me 27 shtretër të ri spitalor nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu, me mbështetje nga Ministria institucioni u furnizua me agregat për energji elektrike. Procesi i punës në Klinikë zhvillohet në vazhdimësi, sipas lëvizjes së aktiviteteve ndërtimore, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?