Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se për një asnjë çmim nuk do të ndalet ndërtimi i rrugës që kalon afër zonës së Manastirit.
Ai ka thënë se punimet kanë filluar dhe janë̈ duke vazhduar për rregullimin e rrugës, por që dy ditë janë̈ aktivizuar si personeli i Manastirit po ashtu edhe zyrtarët e lartë të nivelit qendror dhe ndërkombëtar që t’i pengojnë̈ punimet në ndërtimin e rrugës së jetesës për deçanasit.
Ramosaj në një postim në rrjetin social Facebook thekson se nuk ka qëllim për ta provokuar as për t’i bërë dëme Manastirit të Deçanit por qëllimi i vetëm është që t’u krijohet mundësia qytetarëve të Deçanit për një jetë më të mirë, ashtu siç̧ jetojnë i gjithë njerëzimi.
Sipas tij, rruga është objekt i cili nuk i bën dëme Manastirit, si dhe renovimi i saj nuk bie ndesh me ligjin e zonë së veçantë në çka thirret përfaqësuesi i Manastirit.
“Nëse dikush ka bërë shkelje është vet Manastiri i cili ka lëshuar pëlqim për ndërtimin e objektit industrial të hidrocentralit mu pranë mureve të Manastirit. Përfundimisht punimet në ndërtimin e kësaj rruge nuk do të ndalen për asnjë çmim, sepse askujt nuk jemi duke i shkaktuar dëm, por jam duke krijuar mundësi për një̈ jetë më të mirë për qytetarët e mi”.
Ramosaj në një postim të mëhershëm e ka quajtur të “të çmendur” përfaqësuesin e Manastirit të Deçanit, Igumeni Sava Janjiq.
Lexoni të plotë postimin e Ramosajt:
“Në ditën kur kam marrë mandatin si kryetar i Komunës së Deçanit jam betuar se do të angazhohem për zhvillimin e qytetit tim, që të jetë një qytet joshës për qytetarët që jetojnë në këtë̈ komunë, të cilët ma kanë besuar këtë detyrë.
Shqetësimi im është varfëria dhe largimi i të rinjve që po ndodh çdo ditë, gjë̈që ky shqetësim po thellohet. Për ta ndalur këtë, jam i përkushtuar që të krijojë mundësi dhe t’i shfrytëzojë pasuritë për zhvillimin ekonomik. E kjo bëhet vetëm duke i shfrytëzuar bjeshkët tona me potencialin e tyre që na i ka dhuruar zoti. Për çudi këto të mira të dhuruara nga zoti, na i pamundësojnë njerëzit të cilët nuk ia duan të mirën qytetarëve të Deçanit.
U bën 20 vite pas luftës, ku nga atëherë e deri më tani askush nuk ka menduar se si qytetarëve të Deçanit t’u mundësohet një jetë më e mirë, por që nga atëherë Deçanit iu kanë servuar dhe iu kanë bërë mbi 20 të këqija që jeta e qytetarëve të bëhet e padurueshme dhe mos të kenë vullnet për të jetuar në vendin e tyre.
Bazuar në këto të bëra të cilat tani nuk dua t’i përmendi, qytetarët e Deçanit ende udhëtojnë nëpër rrugën e cila është kaluar më vështirësi, të cilën e shkatërruan dhe e degraduan me ndërtimin e hidrocentraleve, ku ndërtimi i tyre u përkrahë nga niveli qendror, dhe me pëlqimin e Manastirit të Deçanit.
Që këtë rrugë ta bëjë funksionale, e cila rrugë është ekzistuese dhe pronë e Ministrisë së Infrastrukturës, unë kam komunikuar me Manastirin nga të cilët kam marrë dakordim. Punimet kanë filluar dhe janë duke vazhduar për rregullimin e rrugës, por që dy ditë janë aktivizuar si personeli i Manastirit po ashtu edhe zyrtarët e lartë të nivelit qendror dhe ndërkombëtar që t’i pengojnë punimet në ndërtimin e rrugës së jetesës për deçanasit.
Theksoi se, nuk e kam qëllimin për ta provokuar as për t’i bërë dëme Manastirit të Deçanit por qëllimi i vetëm është që t’u krijohet mundësia qytetarëve të Deçanit për një jetë më të mirë, ashtu siç̧ jetojnë̈ i gjithë njerëzimi.
Rruga është objekt i cili nuk i bën dëme Manastirit, si dhe renovimi i saj nuk bie ndesh me ligjin e zonë së veçantë në çka thirret përfaqësuesi i Manastirit.
Nëse dikush ka bërë shkelje është vet Manastiri i cili ka lëshuar pëlqim për ndërtimin e objektit industrial të hidrocentralit mu pranë mureve të Manastirit.
Përfundimisht punimet në ndërtimin e kësaj rruge nuk do të ndalen për asnjë çmim, sepse askujt nuk jemi duke i shkaktuar dëm, por jam duke krijuar mundësi për një̈ jetë më të mirë për qytetarët e mi”.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...