Kufiri Maqedoni-Greqi i mbyllur deri më 31 gusht

12:34 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Vendimi ministror për kufizim të përkohshëm të lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, nga 31 korriku i vitit 2020, që është në fuqi deri më sot, vazhdohet deri në fund të gushtit.

Në Gazetën Zyrtare të Greqisë, tashmë është publikuar vendimi konkret, gjegjësisht vazhdimi i kufizimit të përkohshëm paraprak dhe është në fuqi në përfundim me 31 gushtin të vitit 2020.

Vendimi ka të bëjë në lidhjet ajrore, tokësore, hekurudhore dhe detare të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë.

Konform vendimit të ri për kufijtë dhe në pajtim me vendimin ministror që sot hynë në fuqi, ndërsa parashikon ndalesë për hyrje në Greqi për shtetas të vendeve të treta, shtetasit e Maqedonisë së Veriut deri në fund të muajit nuk do të mund të udhëtojnë për në Greqi.

Siç tashmë publikoi AIM të mërkurën, ndalesa për hyrje në Greqi për shtetasit e vendeve të treta është vazhduar deri më 31 gusht të vitit 2020, në pajtim me vendimin e përbashkët të ministrave të Mbrojtjes Civile, të Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë.

Ndalesa nuk vlen për vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Zonës së Shengenit, dhe për shtetasit e Austrisë, Gjeorgjisë, Kanadasë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë Jugore, Tajlandës, Uruguait dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjithashtu përjashtim janë edhe disa kategori të qytetarëve, siç janë personeli mjekësor dhe punonjësit shëndetësor, ata të cilët kanë leje për qëndrim në vendin anëtar të BE-së apo të Zonës së Shengenit, anëtarë të misioneve qeveritare, diplomatë, transportues të mallrave, udhëtarë transit, studentë, persona të cilët kujdesen për persona të moshuar dhe persona me invaliditet, si punëtorët bujqësorë sezonalë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme