Dy autoambulanca me targa të rajonit të Prizrenit (04) janë parë duke bartur boca të oksigjenit.
Në fotot e dërguara nga lexues të portalit arbresh.info shihet autoambulanca që kanë në brendi bocat që shërbejnë për pacientët me probleme frymëmarrjeje.
Rritja e numrit të infektimeve në vendin tonë ka rritur edhe kërkesën për oksigjen, pasi që koronavirusi shkakton probleme që lidhen me kanalet e frymëmarrjes.
Në Kosovë deri tani të infektuar me Covid-19 janë 11,130 persona, 3,932 raste aktive e 381 të vdekur.
Në hospitalizim nëpër spitalet e Kosovës janë 448 pacientë, prej tyre 14 në respiratorë./arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...