Roma këmbëngul për transferimin e Hysajt

12:05 | 15 Gusht 2020
A. B.

Elseid Hysaj vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Mbrojtësi shqiptar ka kërkuar largimin nga Napoli, ndërsa klubi dëshiron ta mbajë atë.

Napoli i ka ofruar kontratë të re shqiptarit, pasi trajneri Gennaro Gattuso beson shumë në të.

Nga ana tjetër gjiganti italian Roma vazhdon të insistojë për transferimin e tij.

Përveç Hysajt, Giallorosët janë duke tentuar edhe transferimin e sulmuesit polak Arkaudisz Milik nga Napoli.

Ndërkohë Napoli ka kërkuar transferimin e Cengiz Under nga Roma dhe dy klubet mund të bëjnë shkëmbime.

Under pritet të kalojë në Napoli, ndërsa Milik e Hysaj te Roma me Giallorosët që duhet të derdhin disa miliona në arkat e napolitanëve.

Gjithsesi në garë për reprezentuesin shqiptar mbetet edhe Torino dhe klubi gjerman Schalke 04. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme