Oda e Psikologëve në Maqedoni është për vazhdim online të procesit arsimor

12:02 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Mirjana Jovanovska-Stojanovska, kryetarja e Odës së Psikologëve, beson se në këtë moment zgjidhja optimale është që fëmijët nga një shtatori të vazhdojnë me orët online.

Siç thotë ajo për AIM-në, mësimi online ka avantazhet e veta, sepse fëmijët do të mund të mësojnë dhe ndjekin mësimet nga shtëpia, në një mjedis të sigurt, dhe nga ana tjetër, ajo beson se do të ketë më pak socializim, fëmijët nuk do të kenë kontakte të drejtpërdrejta me mësuesit ose bashkëmoshatarët për të zotëruar më mirë materialin.

“Ata do të humbasin, nuk do të marrin disa gjëra, por nga ana tjetër do të kursejnë shëndetin, jetën e të dashurve të tyre, njerëzit që kanë nevojë për ndihmë”, tha ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme