Google ADS

Djali me probleme mendore sulmon fizikisht nënën e tij

11:45 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull me të meta psikike pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar poashtu ka marrë trajtim mjekwsor dhe pas trajtimit është dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.

“Prishtinë 14.08.2020 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike të Psikiatrisë, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme