Google ADS

Manchester City të bindur për Koulibalyn, pritet të rritet oferta

11:44 | 15 Gusht 2020
A. B.

Manchester City e ka ndërmend të nënshkruajë me Kalidou Koulibalyn këtë verë dhe do të rrisë ofertën e tyre prej 65 milionë eurosh për t’iu afruar çmimit të kërkuar prej 80 milionë eurosh të Napolit.

Sipas gazetarit Alfredo Pedullà, i cili punon për Sportitalia edhe La Gazzetta dello Sport, Ma City do të rritë ofertën e tyre për Koulibaly sapo të përfundojë Liga e Kampionëve.

Bisedimet po vazhdojnë prapa skenës dhe anglezët shpresojnë se presioni mund të kthehet te Napoli sa më shumë që të kalojë koha.

Gazeta Corriere della Sera gjithashtu shkruan se Koulibaly është drejt largiit, ndërsa Napoli tashmë ka një marrëveshje me Lille për mbrojtësin brazilian, Gabriel.

Deri më tani, Manchester Cityt nuk kanë shkuar përtej 65 milionë eurove në ofertat e tyre për Koulibaly, por pritet që oferta të rritet edhe pak që të arrihet marrëveshja. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme