Ambulanca përplas për vdekje fëmijën në Kakavijë

10:45 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Kakavijë ku ambulanca ka përplasur për vdekje një fëmijë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që ambulanca ka qenë me shpejtësi duke transportuar një të sëmurë për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë deri më tani nuk ka informacion në lidhje me moshën e fëmijës.

Prej ditësh në këtë pikë kufitare vijojnë radhë të gjata automjetesh të cilat presin për të kaluar në shtetin grek.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme