Paditet Nestlé pasi u gjetën mijëra peshq të ngordhur në afërsi të fabrikës

09:55 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Kreu i Federatës Franceze të Peshkimit ka nisur një ankesë kundër konglomeratit të ushqimit Nestlé, pasi u gjetën mijëra peshq të ngordhur në një lum në verilindje të Francës.

Disa ton të peshqve të ngordhur janë raportuar në lumin Aisne në fundjavë, në afërsi të fabrikës së Nestlé, transmeton portali arbresh.info.

Ngordhja ka ndodhur për shkak të rritjes së niveleve të oksigjenit në lum, bën të ditur prefektura lokale.

Tashmë kanë nisur testimet për të përcaktuar origjinën e ndotjes.

Peshku i ngordhur u gjet pranë Challerange, 50 km larg Reims, tha prefektura në një deklaratë.

“Ne kemi paraqitur një ankesë kundër Nestlé France për ndotje dhe shkelje të nenit 432.2 të kodit mjedisor”, tha Michel Adam, president i Federatës së Peshkimit Ardennes.

Dëmi arrin në “disa mijëra euro”, shtoi ai. “Gjithçka vdiq në një zonë shtatë kilometra (4,3 milje) e gjatë dhe 30 metra e gjerë”.

“Tashmë kemi rikuperuar tre tonë peshk të ngordhur. Por ka mbetur akoma disa. Disa 14 specie janë prekur, përfshirë specie të mbrojtura si ngjalat dhe llambra.

“Unë kam qenë me federatën për 40 vjet, nuk kam parë kurrë ndotje të kësaj madhësie”, shtoi ai.

Fabrika e Nestlé në Challerange, e cila prodhon qumësht pluhur, konfirmoi në një deklaratë se kishte pasur “një rrjedhje të rastit dhe të pavullnetshme të rrjedhjeve biologjike të llumit, pa praninë e kimikateve ”nga uzina e saj për trajtimin e ujërave të zeza mbrëmjen e së dielës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme