Gazmend Mramori nga Prishtina, për të katërtën herë me radhë dhuron gjak për të shpëtuar jetë.
Ai thotë se këtë veprim e bën që të ndihet mirë, dhe të shpëtojë jetë në këtë kohë pandemie.
“Është hera e katër që vijë këtu me dhurua gjak. I kisha lut të gjithë qytetarët që kanë mundësi të vijnë të dhurojnë gjak, sepse nuk është asgjë e keqe me shpëtu një jetë, në ketë kohë”, thotë ai.
E, aktualisht Qendra e Transfuzionit të Gjakut është në mungesë të gjakut.
Në Kosovë, përmes vullnetarëve, sigurohen rreth 30 mijë doza gjak në vit. Me këto doza sigurohen rreth 90 për qind të nevojave të pacientëve për gjak, në institucione publike shëndetësore në Kosovë.
Kështu thotë për arbresh.info, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Transfuzionit të Gjakut, sipas së cilës përpos personave me COVID-19, që kanë pasur nevojë për gjak, shumë pacientë të tjerë të aksidentuar e me sëmundje të tjera, i kanë shpenzuar dozat e gjakut.
“Këto ditë e kemi pasur një gjendje me të ndryshme, jo të zakonshme për neve krahasim me periudhën e përparme kohore, gjatë kohës së pandemisë ku rezervat e gjakut kanë qenë të ulura shumë, gjendja është renduar shumë për shkak të kërkesave të shtuara, dhe për shkak të aksidenteve të komunikacionit e gjendjeve të tjera emergjente të cilat kanë kërkuar sasi të konsiderueshme të gjakut prej trajtimin e këtyre pacienteve”, thotë ajo.
Zhubi thotë se edhe pacientët me COVID -19, kanë pasur nevojë për gjak, e që janë trajtuar mbi 80 pacientë.
“Grupet negative 0 është grupi që mungon më tepër, por këtë javë jemi përball edhe me mungesë të grupit 0 pozitiv edhe pse përfaqëson grupin më të shpeshtë të gjakut në popullatën kosovare. Po sigurisht edhe pacientët me Covid-19 kanë pasur nevojë për gjak, deri më tani janë trajtuar mbi 80 pacientë të cilët kanë marrë terapi me gjak dhe përbërës të gjakut. Dhurimi i gjakut gjatë pandemisë ka shkuar deri në 90% në këtë kohë, 10% janë mbuluar prej familjareve mirëpo numri në përgjithësi i dhurimeve ka qenë i zvogëluar në rënie, për shkak të pandemisë”, tregon ajo.
Ajo në fund apelon të gjithë qytetarët që gëzojnë shëndet të mirë të dhurojnë gjak.
”Apelojmë te të gjithë qytetarët e Kosovës që të dhurojnë gjak, pasi dhurimi në këtë kohë e bën atë person dyfish hero”, ka thënë Zhubi.
Edhe Faton Vitia, nga Prishtina, është dhurues i rregullt i gjakut. Sipas tij, dhurimi i gjakut duhet të bëhet obligim moral dhe njerëzor për të gjithë.
“Është hera e parë që dhuroj gjak, por kam par përmes mediave që ka mungesë të gjakut dhe e kam par të arsyeshme me ardhë me dhuru gjak. Tani edhe e dina në çfarë gjendje jemi në kohë pandemie, e kom ndje si obligim. Apeli jem për qytetarët është që të vijnë të gjithë që kane mundësi të dhurojnë gjak për me shpëtuar një jetë”, tha ai.
Ndryshe, bazuar në të dhënat e Transfuzionit të Gjakut, numri i dhuruesve të gjakut në Kosovë është rritur nga viti në vit. Dhuruesit e gjakut janë të moshave të ndryshme dhe grupeve të ndryshme të gjakut, por pandemia ka rritur nevojën për më shumë vullnetarë të gjakut./A.Zeka/arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...