Google ADS

Goretzka nuk i kursen as Messin dhe as Barcelonën, deklarata e tij bën xhiron e botës

08:26 | 15 Gusht 2020
A. B.

Bayern Munich ka arritur ta mposhtë 8-2 Barcelonën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Hansi Flick i ka dhënë shkollë futbolli Barcelonës, duke ia lëkundur edhe themelet.

Lionel Messi nuk arriti që të lë gjurmë në këtë takim dhe u pa i zhgënjyer gjatë gjithë takimit.

Sikur nuk mjafton kjo humbje e madhe, Leon Groetzka hedh kripë mbi plagët e futbollistëve të Barcelonës.

Pas ndeshjes ai u pyet nga gazetari: “Messi duhet të ketë qenë një idhull fëmijërie i juaji, a jeni ndier keq që e keni parë në atë gjendje?”

Ai u përgjigj: “Jo, nuk u ndjeva keq, ishte vërtet argëtim…”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme