Anëtarja myslimane me origjinë palestineze në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Rashida Tlaib, reagoi ndaj marrëveshjes së normalizimit të nënshkruar mes Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga Twiter pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se EBA dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, Tlaib theksoi se “Nuk do të mashtrohemi me një marrëveshje tjetër Trump-Netanyahu”.
Anëtarja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve në postimin e saj komentoi ndër të tjera se “Ne nuk do ta përgëzojmë Netanyahun për mosvjedhjen e territorit që ai tashmë e kontrollon në këmbim të një marrëveshjeje biznesi të dashur”.
Çështja në thelb nuk është një ankesim zyrtar por një ndarje racizmi shkatërrues që vazhdon në mënyrë të planifikuar, theksoi Tlaib, duke shtuar se duhet një përqendrim që të nxitë solidarizimin mes izraelitëve dhe palestinezëve që mblidhen për ti dhënë fund kësaj dhe se populli duhet të qëndrojë pranë kësaj.
“Kjo marrëveshje Trump-Netanyahu nuk do të normalizojë dhe nuk do të lehtësojë më shumë dhimbjet e palestinezëve” vlerësoi Tlaib.
Kryeministri izraelit Bejamin Netanyahu, dje njoftoi se në këmbim të marrëveshjes së normalizimit me EBA-në, ka shtyrë planin e aneksimit të disa pjesëve të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Ndërkohë, edhe Trump shtyrjen e përkohshme të planit të aneksimit në fjalë e cilësoi si “një ngjarje e madhe” dhe “një hap i guximshëm për të siguruar paqen në Izrael”.
– Marrëveshja e normalizimit mes EBA-së dhe Izraelit
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dje njoftoi se Izraeli dhe EBA kanë arritur një marrëveshje për të “normalizuar plotësisht marrëdhëniet”.
Në një deklaratë nga llogaria e tij zyrtare në Twiter, Trump deklaroi se “Sot është arritur një përparim i madh. Një marrëveshje historike mes mikut tonë të mirë të mrekullueshëm Izraelit dhe EBA-së”.
Po ashtu edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nga llogaria e tij në median sociale, duke cituar postimin e Trumpit, tha se “Sot është një ditë historike”.
Ndërkaq, në lajmin e agjencisë zyrtare WAM të EBA-së thuhej se dy vendet janë dakorduar për “përcaktimin e një udhërrëfim të përbashkët” për ndërtimin e marrëdhënieve dhe se zyrtarët e të dyja vendeve do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme në takimet në javët e ardhshme.
EBA, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në vitin 1994, është vendi i tretë arab që nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
LDK sot dorëzon në Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publik
Gjinia nuk ishte faktor qendror në zgjedhjet presidenciale
“Mos u merr me mua”, Gresa nervozohet me Vullnetin
Prenkaj: Deklaratat e Gërvallës për Trumpin nuk do të kalojn...
Vashat dardane mësojnë kundershtaret për edicionin e ri të L...
Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë, rinisin...