Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka pas dështimit të votimit nga Kuvendit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ka thënë se do të do të kërkoj prapë votën e deputetëve për këtë ligj.
Bajrami përmes një shkrimi në facebook ka thënë se interesi qytetar duhet të jetë gjithmonë gjithmonë mbi interesin partiak dhe ditor, shkruan arbresh.info.
Siç thotë ajo votimi i një ligji të tillë duhet parë si ndihmë për qytetarët dhe jo për të bërë luftë partiake.
Postimi i plotë:
Do të kërkoj prapë votën e deputetëve për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
Ligji për Rimëkëmbje nuk kaloi sot as në lexim të parë pasi s’pati vullnet nga deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Herën e parë votuan vetëm 43 deputetë, kurse herën e dytë vetëm 45 deputetë duke pamundësuar kështu që Ligji të shkojë përpara.
Do të kërkoj edhe në ditët në vazhdim votën e deputetëve për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike pasi është hartuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, për të ndihmuar bizneset private dhe mbajtur ekonominë gjallë në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pandeminë dhe pasojat e saj.
Interesi i qytetarëve duhet të jetë gjithmonë mbi interesin partiak dhe ditor. Andaj, votimi i një Ligji të tillë duhet parë si ndihmë e qytetarëve dhe jo për të bërë luftë partiake.
Më vjen keq që sot pritjet e qytetarëve nuk po realizohen shkaku i mungesës së votave të deputetëve. Në rastin e parë, prapë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të jetë për votim në Parlament.
Hykmete N. Bajrami
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda