Bayern Munich i ka mbyllur 45 minutat e para të çerekfinales ndaj Barcelonës me epërsi të lartë.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë e ka dominuar takimin ndaj katalunasve ku ka shënuar katër gola në pjesën e parë teksa ka pranuar vetëm një.
Kësisoj bavarezët në pushim të 45 minutave të para shkuan me rezultat 4-1, në një takim që e dominuan që nga minuta e parë e ndeshjes.
Thomas Muller me dy gola si dhe Ivan Perisic e Serge Gnabry me nga një ishin realizuesit për Bayernin, teksa David Alaba me një autogol shënoi të vetmin gol për Barcelonën.
Bayerni pati më shumë nga loja duke pasur shtatë gjuajtje në portën e Barcelonës e cila në anën e kundërt pati vetëm tri.
Skuadra e Hansi Flick kishte edhe epërsinë e topit në pjesën e parë me 52-48%.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA