Google ADS

Limaj: Kosova është gati për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke

22:04 | 14 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar ftesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liderët e Kosovës dhe Serbisë për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

Limaj thotë se takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është dëshmia më e mirë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kudo që dialogohet, në Washington apo Bruksel, Kosova është gati për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kreu i Nismës shkruan se Kosova është e bekuar me miqësinë me ShBA-të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme