Kuçi: Mungesa e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

21:18 | 14 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi e ka quajtur të turpshme mungesën e kuorumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kuçi përmes një shkrimi në facebook ka thënë se ky ligj është çelës që të ndihmojnë bizneset e Kosovës, ndërsa ka shtuar se po i bashkëngjitet qëndrimit të ministres së Financave, Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë, shkruan arbresh.info.

Postimi i plotë:

Mungesa e kourumit për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është e turpshme

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e kaloi as leximin e parë, edhe pse kam pasur shumë shpresë që kjo procedurë do të kryhet sot.

Dy herët e votimin nuk kaluan numrin e 45 deputetëve, duke e pamundësuar ecjen përpara të këtij ligji.

Qëllimi i këtij ligji del mbi secilin interes. Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, rrjedhimisht të ndihmojmë edhe qytetarët.

Po i bashkangjitem qëndrimit të ministres Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë.

Çdo vonesë reflekton jo mirë në ekonominë e vendit!

Blerim Kuçi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme