Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur ftesën për takim në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator të palës kosovare dhe asaj serbe.
Haradinaj ka kërkuar madje nga Kryeministri Avdullah Hoti, që kësaj here të ketë qasje serioze për të ruajtuar momentumin e lidershipit amerikan.
”E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Washington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit”, tha ai.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë