Faton Klinkau, Sekretar i OVL-së së UÇK-së, ka thënë se duke parë së nuk ka mundësi që të zhbëhet Gjykata Speciale kanë ndërmarrë iniciativën që ajo të plotësohet me amendamente.
Përmes tyre kjo organizatë kërkon gjykimin e të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë.
“Të thuash që jam kundër gjykimit të krimeve në Kosovë nuk je normal në kokë. Këto ndryshime presim t’i miratojnë edhe pakicat. Do të ishte mirë edhe për serbët. Pse gëzojnë priviliegjet e Kosovës?. Nëse duan t’i gëzojnë privilegjet e këtij shteti duhet t’i zbatojnë edhe ligjet”, ka thënë Klinaku, njofton Klan Kosova.
“Ai që është kundër që të gjykohen krimet e Serbisë në Kosovë nuk është normal në kokë. Njeriu normal tenton që ta ndryshojë këtë ligj ashtu si e kemi propozuar ne. Krimet duhet të gjykohen. Presim që të ndryshohet ligji dhe të gjykohet secili krim”.
Ai ka thënë se ënse ambasadat e huaja do të dilnin kundër këtyre ndryshimeve do të dilnin kundër drejtësisë.
“Nuk na duhen nëse janë kundër drejtësisë. Ata që janë kundër drejtësisë nuk na duhen as si ambasadorë. Do ta kemi reagimin tonë ndaj deputetëve dhe ambasavdae. Ai që është kundër drejtësisë në Kosovës duhet ta vë gishtin në kokë”.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet