Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi numër të zvogëluar të rasteve aktive – 2950. Nga MSH thonë se pas një periudhe të gjatë numri i rasteve aktive është nën 3000.
Herën e fundit nën 3,000 raste aktive u regjistruan në 23 qershor të këtij viti. Ata thonë se numri më i madh i personave të shëruar në krahasim me të infektuarit rishtas kontribuon në uljen e numrit të rasteve aktive vazhdimisht në periudhën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në të njëjtën kohë, sot është regjistruar një numër rekord i testeve të kryera në ditë – 2172, që sjell numrin e përgjithshëm të testeve në vendin tonë në 123.122. Ministria e Shëndetësisë informon se me rritjen e aftësisë diagnostike dhe rritjen e numrit të testeve, me qasjen e testimit të gjerë, qëllimi është të zbulohen dhe monitorohen sa më shumë raste të jetë e mundur herët, përfshirë bartësit asimptomatikë të Covid-19”.
“Ministria e Shëndetësisë informon se masat për mbrojtje kundër covid-19 japin rezultate kudo që ato respektohen. Qytetarët po respektojnë gjithnjë e më shumë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, dhe qasja me bazë të gjerë testimi po tregon rezultate në zbulimin e rasteve asimptomatike”, thonë nga MSH.
Ata u bëjnë thirrje edhe një herë qytetarëve, pa përjashtim, që të vazhdojnë t’i përmbahen tre rregullave – mbajtja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës fizike dhe larja e shpeshtë e duarve.
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot