Qeveria vendos që nuk ka më pushim të hënave kur festat zyrtare bien në fundjavë

17:04 | 14 Gusht 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se i ka proceduar Kuvendit mendimin lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se është kërkuar që kur festat zyrtare të bien në fundjavë, të mos pushohet në ditët pasardhëse të punës.

“Qeveria e konsideron të nevojshme që ky projektligj duhet të plotësohet dhe ndryshohet dhe neni 4 të fshihet në tërësi dhe të riformulohet si në vijim: ‘Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, nuk do të jenë ditë pushimi ditët pasardhëse të punës’”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme