Google ADS

Ministri Veliu shprehet i kënaqur me menaxhimin e pandemisë nga Policia Rajonale

16:05 | 14 Gusht 2020
Arbresh.info

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vizituar nga Agim Veliu, ministër i punëve të brendshme të Republikës së Kosovës, dhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës me bashkëpunëtorë.

Të lartë cekurit janë pritur nga Kolonel Sami Shabanaj, Drejtor Rajonal i Policisë DRP-Pejë, të cilët i ka njoftuar me gjendjen e sigurisë në përgjithësi në zonën e përgjegjësisë që e mbulon regjioni i Pejës, po ashtu mu safirët janë njoftuar rreth angazhimeve policore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së Covid-19.

Ministri Veliu u shpreh i kënaqur me punën e Policisë po ashtu shprehu falënderimin e tij rreth angazhimit të Policisë Rajonale në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë Covid 19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme